75 Mall Live Search
14:30 / E Shtunë, 05 Tetor 2019 / indeksADMonline

Operohet futbollisti i Chelsea, pesë muaj jashtë fushës

Mbrojtësi i Chelsea, Davide Zappacosta është operuar me sukses mirëpo do të jetë jashtë fushës për së paku pesë muaj.

Mbrojtësi i djathtë që ëshë në huazim te Roma u operua për shkak të disa problemeve në ligamente.

Po ashtu edhe klubi i Romës e ka konfirmuar se futbollisti e ka përfunduar operimin me sukses.

Italiani, 27 vjeçar u transferua te Roma në formë huazimi pasi që nuk mund të ishte pjesë e skuadrës së Lampard./Indeksonline