75 Mall Live Search
16:14 / E Mërkurë, 01 Maj 2019 / indeksADMonline

Operohet Hekuran Kryeziu

Mesfushori kosovar Hekuran Kryeziu ka kryer me sukses intervenimin në gjurin e këmbës.

26 vjeçari këputi ligamentet e gjurit muajin e kaluar në ndeshjen kundër Luganos dhe u desht të largohej pas 15 minutave lojë.

Sipas burimeve të Indeksonline, Kryeziu i është nënshtruar operacionit të martën e kaluar dhe gjithçka ka shkuar mirë.

Sipas parashikimeve të stafit mjekësor të Zurichut, Kryeziu do të jetë jashtë fushës prej 6 deri në 9 muaj, rrjedhimisht do ti mungoj Kosovës në shumicën e ndeshjeve kualifikuese për kampionatin evropian. /Indeksonline/