75 Mall Live Search
21:11 / E Shtunë, 26 Shtator 2020 / indeksADMonline

Operohet infermieri që u therr me thikë në QKUK, ja si është gjendja e tij

Infermieri F.B., i cili sot u therr me thikë në vendin e tij të punës, në QKUK, është operuar.

Sindikata e Infermierëve ka njoftuar se operacioni është kryer me sukses, ndërsa gjendja e tij është stabile.

“Sapo ka dalë nga salla e operacionit kolegu ynë F.B., i cili sot u plagos me thikë në vendin e tij të punës, në Klinikën e Urologjisë. Operacioni u krye me sukses falë ndërhyrjes profesionale dhe të shpejtë të ekipit nga QKUK-ja. Gjendja e kolegut tonë tani është stabile. Falënderojmë ekipin mjekë dhe infermierë që morën pjesë në ndërhyrjen kirurgjike”, thuhet në njoftim.