75 Mall Live Search
23:32 / E Enjte, 12 Shtator 2024 / Gj. Sh

Operohet Isco, nuk do të luaj deri në vitin 2025

Futbollisti i Real Betisit, Isco i është nënshtruar një tjetër operacioni.

Mesfushori spanjoll ka pësuar një tjetër lëndim javën e kaluar dhe i është dashur të operohet përsëri, shkruan IndeksOnline.

Trajneri i Betisit, Manuel Pellegrini, ka njoftuar se Isco do të jetë jashtë fushave për tre ose katër muaj dhe rikthimi i tij do të ndodh në vitin 2025.

”Është e vështirë të jepet një kornizë kohore për këtë, por duhet të jetë e ngjashme, rreth tre ose katër muaj,” tha tekniku kilian.

Ish-futbollisti i Realit, si pasojë e lëndimit nuk ka luajtur që nga muaji maj, dhe në momentin që ishte afër rikthimit, iu nënshtrua një tjetër operacioni./IndeksOnline/