Operohet Jude Bellingham, do të jetë jashtë fushave për disa muaj

Futbollisti i Real Madridit, Jude Bellingham është operuar.
Mesfushori anglez ka bërë një operacion në shpatull, shkruan IndeksOnline.
Sipas raportimeve, ai do të jetë jashtë fushave për 10-12 javë.
Ai ka postuar një fotografi nga spitali, ku ka njoftuar fansat për operimin.
”Faleminderit Andrew Wallace dhe Susan Alexander, ekipit të tyre dhe të gjithëve në Klinikën Fortius për ndërhyrjen kirurgjikale dhe mikpritjen. Faleminderit Ivan Ortega dhe Dr. Leyes për udhëtimin për të mbështetur. Dhe së fundmi, të gjithëve të tjerëve për të gjitha urimet dhe mesazhet e dashurisë. Procesi për t’u rikthyer ka filluar tashmë, shihemi së shpejti.”, ka shkruar Bellingham./IndeksOnline/