75 Mall Live Search
21:36 / E Enjte, 13 Shkurt 2025 / Gj. Sh

Operohet Lisandro Martinez, do të jetë jashtë fushave për rreth një vit

Lisandro Martinez i është nënshtruar operacionit pasi ka shqyer ACL-në.

Futbollisti argjentinas raportohet se ka kaluar me sukses këtë operacion dhe do ti mungojë Manchester United për 9 muaj deri në një vit, shkruan IndeksOnline.

27-vjeçari u lëndua gjatë ndeshjes së FA Cup, ndaj Leicester Cityt.

Stafi i Manchester United vendosi të vazhdojë me operacionin e menjëhershëm përLisandro Martine me rehabilitimin që do të fillojë së shpejti.

Sezoni i tij tashmë ka mbaruar dhe mbrojtësi argjentinas do të përpiqet të kthehet para fundit të vitit 2025, por koha e saktë do të varet nga rikuperimi dhe përparimi i rehabilitimit./IndeksOnline/