Operohet Mario Mitaj, tregon se si shkoi operimi

Para disa ditësh, futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Mario Mitaj ka pësuar një lëndim me skuadrën e tij Al Ittihad.
Ai është operuar ditën e sotme.
”Gjithçka shkoi mirë me operimin tim. Tani koha për rehabilitim dhe të kthehem sa më shpejtë dhe sa më i fortë për ta ndihmuar ekipin dhe shtetin tim”, ka thënë ai.
Mitaj është një mungesë e madhe për ndeshjet e muajit mars, ku Shqipëria do të përballet me Anglinë dhe Andorrën në kuadër të kualifikimeve të Kupës së Botës. /IndeksOnline/
