75 Mall Live Search
15:05 / E Martë, 25 Qershor 2019 / indeksADMonline

Operohet me sukses Arbër Zeneli

Mesfushori Arbër Zeneli ka kryer me sukses operimin në gjurin e këmbës.

Ai ishte lënduar në ndeshjen kundër Malit të Zi, ku kishte këputur ligamentet e gjurit, shkruan Indeksonline.

Zeneli ka bërë të ditur që operimi ka shkuar mirë dhe se do të luftoj që të kthehet edhe më i fortë.

Sipas parashikimeve të para, mesfushor i Reims do të jetë jashtë fushës nga 6 deri në 9 muaj. /Indeksonline/