Operohet me sukses futbollisti Liridon Leci!

Mbrojtësi i Llapit, Liridon Leci ka kryer me sukses një ndërhyrje kirurgjike, pasi këputi ligamentet në ndeshjen kontrolluese ndaj Skënderbeut.
Leci pritet t’i mungojë skuadrës së Llapit për gjashtë muaj, pasi një lëndimi të tillë i duhet kohë për t’u përmirësuar, shkruan IndeksOnline
Lajmin e ka bërë të ditur, klubi i Llapit përmes një postimi në “Facebook”.
