75 Mall Live Search
09:59 / E Premte, 17 Prill 2026 / L A

Operohet me sukses Kosovare Asllani

Kosovare Asllani ka pësuar së fundmi një lëndim të rëndë.

Ajo këputi ligamentet në ndeshjen ndaj West Hamit, më 30 mars, duke humbur kështu sezonin.

Gjatë ditës së sotme ajo publikoi një fotografi nga spitali, ku falënderoi edhe mjekun Simon Ball për trajtimin e saj.

“Ndihem jashtëzakonisht mirënjohës ndaj Simon Ball dhe të gjithë infermierëve të mrekullueshëm në Klinikën Fortius që u kujdesën kaq mirë për mua gjatë operacionit tim”, shkroi Asllani në postimin e saj.

Ajo e mbyll kështu sezonin, me 2 gola dhe 4 asistime në 27 paraqitje me skuadrën e saj, London City Lionesses./IndeksOnline/