75 Mall Live Search
16:07 / E Martë, 10 Mars 2026 / L A

Operohet me sukses Rodrygo

Ylli i Real Madridit, Rodrygo i është nënshtruar një operacioni së fundmi.

Kjo pasi që braziliani, kishte këputur ligamentet në ndeshjen ndaj Getafes me sezonin që tashmë ka përfunduar për të.

Rikthimi i tij pritet të ndodhë në fillim të vitit të ardhshëm.

Pas operimit, Rodrygo postoi në faqen e tij zyrtare, ku bëri një shkrim emocional.

“Sot fillon një histori e re. Një Rodrygo i ri ka lindur. Jam gati të kaloj nëpër të gjithë këtë proces dhe të jetoj bekimet e Zotit në jetën time”. “Shumë mirënjohës për çdo mesazh dashurie. Faleminderit Zotit, gjithçka shkoi mirë në operacion”, shkroi Rodrygo./IndeksOnline/