Operohet me sukses, Virgil van Dijk

Futbollisti i Liverpool, Virgil van Dijk është operuar sot me sukses.
Holandezi kishte lënduar ligamentet në ndeshjen kundër Evertonit dhe pritet të mungoj së paku 6 muaj, transmeton Indeksonline.
Futbollisti i Liverpool u operua në qytetin e Londrës dhe mënjeherë ka filluar me rikuperim.
Klubi i Liverpool nuk ka dhënë ndonjë afat të caktuar se kur mund të kthehet holandezi./Indeksonline/