Operohet me sukses ylli i Dritës
Mesfushori kosovar, Ilir Mustafa ka pësuar një lëndim.
Klubi i tij Drita, njoftoi se Mustafa i është nënshtruar një operimi të cilin e kreu me sukses.
Prizrenasi, ishte i pafat me dëmtimin pasi i është përsëritur lëndimi i vjetër dhe ka këputur ligamentin ACL, të cilin e kishte operuar para më shumë se një viti.
Mustafa, bëri 29 paraqitje me Dritën këtë sezon ku bëri vetëm 2 asiste./IndeksOnline/

