22:58 / E Premte, 24 Gusht 2018 / indeksADMonline

Operohet në QKUK gjashtë vjeçarja e plagosur nga plumbi qorr

Viktoria Seta nga fshati Obrançë i Podujevës, gjashtëvjeçare u godit nga një plumb qorr teksa ishte duke luajtur me bashkëmoshatarët e saj. Ajo sot i ka mbijetuar një operacioni të rëndë, ku mjekët e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, arritën t’ia largojnë nga trupi plumbin.

Drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Turakale në QKUK në një prononcim për RTV Dukagjini, Saudin Maliqi tha se një operacion të tillë ua ka dhënë pajisja e re mjekësore thika ultrasonike dhe dipolare e avancuar.

Ndryshe, Viktoria ka qëndruar për gati një javë me plumb në trup, përderisa mjekët e klinikës së Kirurgjisë Torakale kishin pritur momentin e duhur për të dërguar pacienten në sallën e operimit.