22:25 / E Mërkurë, 08 Nëntor 2023 / Gj. Sh

Operohet portieri i Lirisë

Portieri i Lirisë, Drilon Hodaj, sot i është nënshtruar operacionit.

Hodaj ka patur intervenim kirurgjikal në meniskusin dhe kërcin e gjurit të majtë, shkruan IndeksOnline.

Ai pritet të rikthehet në fushën e blertë pas tre muajve.

Lajmin për operimin e Hodajt e ka bërë të ditur klubi prizrenas, përmes një njoftimi në faqen zyrtare.

“Operohet me sukses Hodaj. Portieri i Lirisë Drilon Hodaj, është operuar sot. Ai, ka patur intervenim kirurgjikal në meniskusin dhe kërcin e gjurit të majtë. Dr.Agron Mahmuti, ka kryer këtë intervenim me sukses. Sipas tij, Driloni do të kthehet në fushë pas tre muajve. Intervenimi u bë në Spitalin Royal Medical. Klubi i dëshiron Drilonit, kthim të shpejtë në fushën e blertë.#forcaDrilon”, thuhet në njoftimin e Lirisë./IndeksOnline/