Operohet Silvio Berlusconi
Silvio Berlusconi e ka kryer një operim të radhës.
Ish presidenti i Milanit kishte një problem me zorrë, për çka i është dashur ndërhyrja kirurgjike.
Familja e tij ka lëshuar një njoftim të shkurtër ku ka thënë se Silvio po bën më mirë, ndërhyrja ka qenë e suksesshme dhe së shpejti pritet lirimi i tij nga spitali.
Pikërisht ky problem e kishte penguar atë të merrte pjesë në prezantimin e kandidatëve të Forza Italia në zgjedhjet evropiane./Indeksonline/