Opinioni i Sir Alex Fergusonit në vitin 2012 për Pogban: “Ai ka një agjent të keq”

Agjenti i Paul Pogbas, Mino Riaola, paralajmëroi dje se aventura e klientit të tij në Manchester United ka marrë fund.
Tifozët e Unitedit ka kohë që kanë kritikuar Pogban se pse po e mban agjent Riaolan, transmeton Indeksonline.
Në vitin 2012, ish-trajneri i Unitedit, Sir Alex Ferguson, kishte treguar se problemi i Pogbas është agjenti i tij.
“Pse askush nuk e kishte vërejtur se Pogba do të bëhet lojtar, që do të kushtojë 100 milionë euro”, kishte pyetur një person Fergusonin në një ligjëratë.
“Pogba? Ai ka një agjent të keq”, kishte thënë Fergusoni. Pas 8 vjetësh duket se fjalët e Fergusonit po dalin të jenë të vërteta./Indeksonline/
Sir Alex Ferguson on Mino Raiola in 2012: “Paul Pogba? He just had a bad agent, a sh*t bag.” #MUFC pic.twitter.com/is6oVGOIJk
— United Zone (@ManUnitedZone_) December 7, 2020