75 Mall Live Search
15:23 / E Premte, 21 Tetor 2022 / shkelqim osmanaj

Opinionisti i njohur për takimin Kurti-Haradinaj: Ramushi edhe kësaj radhe tregoi rolin e tij unifikues

Opinionisti Dardan Islami ka vlerësuar gatishmërinë e Ramush Haradinajt për takim me Kurtin.

“Ramush Haradinaj siç edhe pritej, edhe kësaj radhe i doli në ballë betejës, pa inate, ai iu bashkua thirrjes së Kryeministrit ashtu siç edhe kishte premtuar”, shkroi Islami.

Sipas Islamit, figura e Haradinajt tejkalon të gjithë akterët e tjerë politikë, si liderët e tjerë opozitarë, Krasniqi dhe Abdigjiku por edhe presidenteten Osmani.

“PDK dhe LDK po mbajnë inate dhe po bëjnë hesape të votave, ashtu siç bënte VV kur ishte në  opozitë, por Ramushi i tejkalon te gjithë këta bashkë, edhe presidenten e cila sot pa pikë turpi e gënjeu popullin duke thënë se nuk ka propozim, duke e quajtur fake news”, shtoi ai.

Tutje, Islami theksoi se kur bëhet fjalë për të ardhmen e vendit, inatet duhet lënë anash. 

“Sot bëhet fjalë për të ardhmen e vendit tonë, fëmijëve dhe gjeneratave të ardhshme, inatet miskine duhet lënë anash, vetëm të bashkuar mund t’i bëjmë ballë stuhive, e për këtë Ramushi mbetet një shembull i gjallë, duke na tregu se cilat janë vlerat e vërteta të një çlirimtari”, përfundoi Islami.