75 Mall Live Search
19:40 / E Hënë, 30 Maj 2022 / LB

Opozita aktivizohet në diasporë, a është sinjal se vendi mund të shkojë drejt zgjedhjeve?

Krerët e partive politike opozitare dhe përfaqësues të tyre kohëve të fundit kanë shpeshtuar takimet me struktura të tyre dhe bashkatdhetarë në diasporë.

PDK-LDK e AAK janë në proces të formimit dhe freskimit të degëve dhe nëndegëve në shtete të ndryshme, ku ka shumë bashkatdhetar.

Fundjavën që lamë pas kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe ai i AAK-së kanë njoftuar për takime të tyre ne diasporë.

Takime të tilla ka mbajtur edhe kreu i PDK-së, Memli Krasniqi dhe përfaqësues tjerë të këtij subjekti.

Por, a janë këto takime sinjal se vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme?

Njohësi i çështjeve politike, Gazmir Raci ka thënë se partitë politike kanë filluar të kthehen tek diaspora tani pas shumë viteve, sepse mbështetja e madhe që mori Vetëvendosje për ta ishte goditje elektorale.

“Partitë politike në Kosove janë në ciklin e tyre të zakonshëm të zgjedhjeve të brendshme dhe do ishte mirë qe konform rezultateve që i kanë nga zgjedhjet e kaluara të reflektojnë në kuptim te nxjerrjes së figurave te reja politike të cilët kanë vizion dhe mbështetje nga elektorati”, ka thënë Raci për Indeksonline.

Më tutje, ai thotë se nuk vlerëson se tani do të ketë zgjedhje, sepse i gjithë fokusi diplomatik është tek gjetja e zgjidhjes politike në kuadër të dialogut të Brukselit.

“Pas invazionit rus komuniteti ndërkombëtar duket ka qasje të re sa i përket problemeve në Ballkan. E pamë edhe ne Mal te Zi nuk patëm zgjedhje, por patëm ndryshim te mazhorances parlamentare dhe kemi një kryeministër shqiptar përmes votës ne Kuvendin e Malit të Zi”, ka shtuar Raci.

Kujtojmë se Vetëvendosje në zgjedhjet e 14 shkurtit kishte marrë numër rekord të votave të ardhura me postë nga diaspora./Indeksonline/