75 Mall Live Search
11:57 / E Mërkurë, 16 Qershor 2021 / k.v

Opozita bojkoton ftesën e kryetarit të ri të KQZ-së, marrin pjesë vetëm VV e Lista Srpska

Kryetari i ri i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi ka ftuar në takim joformal përfaqësuesit e partive politike në KQZ.

Në takimin e thirrur nga Radoniqi kanë marrë pjesë vetëm përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Srpska.

Kurse, përfaqësuesit e partive tjera politike PDK, LDK dhe AAK e kanë bojkotuar pjesëmarrjen.

Radoniqi është emëruar kryetar i KQZ-së nga presidentja Vjosa Osmani, pas shkarkimit të Valdete Dakës me arsyetimin për dëmtimin e imazhit të KQZ-së, gjë që ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik dhe është cilësuar si vendim i motivuar politikisht.

KQZ vazhdon të jetë jofunksionale për shkak të mungesës së dy anëtarëve të partive politike, njërit të PDK-së dhe njërit të VAKAT-it, për shkak të mosdekretimit nga presidentja Osmani.