14:47 / E Mërkurë, 12 Maj 2021 / C E

Opozita çeke planifikon votim mosbesimi për kryeministrin miliarder

Pesë parti opozitare çeke po planifikojnë votë mosbesimi kundër qeverisë së kryeministrit Andrej Babis.

Mocioni pritet të bëhet gjatë muajit qershor derisa pozita e ka humbur shumicën në parlamentin çek.

Opozita po planifikon që lideri i qeverisë, biznismen dhe miliarder çek të rrëzohet para zgjedhjeve të tetorit.

Babis është në krye të qeverisë së çekisë që nga 6 dhjetori 2017. /IndeksOnline/