Fjalimi vjetor/ Opozita e painteresuar për ta dëgjuar Vjosa Osmanin

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani iu adresua deputetëve të Kuvendit të Republikës të Kosovës me fjalimin vjetor.
Mirëpo fjalimi i saj është bojkotuar nga Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Lista Serbe dhe shumica e deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Kanë qenë vetëm tre deputetë të LDK-së që qëndruan në sallë për të dëgjuar fjalimin e presidentes.




