75 Mall Live Search
11:52 / E Enjte, 27 Qershor 2024 / LB

Opozita kërkon të rikthehet në komisione Projektligji për KPM-në, refuzohet nga VV-ja

Me 25 vota për, 50 kundër dhe tri abstenime nuk ka kaluar propozimi i deputeti të LDK-së, Driton Selmanaj, që projektligji për Komisionin e Pavarur për Media të tërhiqet nga rendi i ditës për votim dhe t’i kthehet komisioneve.

Deputeti Selmanaj, tha se letra e BE-së sa i përket këtij projekligji thotë se nuk janë marr për bazë rekomandimet e tyre.

“Zyra BE ka thënë se nëse këto nuk reflektohen do të shkruhen në raportin e progresit”, ka thënë ai.

Deputeti i VV-së Valon Ramadani, ka thënë se në amendamente e këtij projektligji janë marr parasysh rekomandimet e BE-së.

“93 amendamente janë marr parasysh edhe komente e BE-së, OSBE si dhe raportet e Këshillit të Evropës. Nuk është e vërtetë që më këtë projektligj cenohet pavarësia e mediave. Ato amendamente janë marr parasysh çështjet kryesore,

Me propozimin e Selmanajt u pajtuar, edhe deputeti i PDK, Abelard Tahiri.

“Ligji për KPM të tërhiqet, kemi reagim zyrtar nga BE që ky projektligj të tërhiqet. Unë besoj që sot ju duhet me pasur kurajo pas reagimit që ky projektligj të tërhiqet nga rendi i ditës. Është e pa logjikshme që ne të vazhdojmë punën nëse këto tri kërkesa që janë edhe të BE-së të mos largohen nga rendi i ditës dhe ne të vazhdojmë të qëndrojmë këtu”, ka thënë ai.

Deputeti i AAK-së Pal Lekaj, ka thënë se janë të pa vërteta deklarata e deputetit Ramadani se janë marr për bazë rekomandimet e BE.

“Mendoj që ajo që u tha nga kryetari i Komisionit (Valon Ramadani) nuk qëndron sepse kemi kundërshtim të fuqishëm nga BE-ja”, ka thënë Lekaj.