75 Mall Live Search
16:46 / E Enjte, 05 Tetor 2023 / L K

Opozita lëshon sallën, ndërpritet sërish seanca

Partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kanë lëshuar seancën e Kuvendit ku pritej të votohej një varg Marrëveshje Ndërkombëtare, raporton Ekonomia Online.

Kësisoj, kryeparlamentari Glauk Konjufca ka kërkuar që kjo seancë të shtyhet për një ditë tjetër. Krahas ratifikimit të disa marrëveshjeve Ndërkombëtare, në rend dite ishin edhe disa projektligje të rëndësishme si dhe emërimi i një anëtari në Bordin e Organit Shqyrtues të Prokurimit.