75 Mall Live Search
16:31 / E Enjte, 13 Korrik 2023 / L K

Opozita liron foltoren e Kuvendit

Deputet e PDK-së e të AAK-së janë larguar nga foltorja e Kuvendit të cilën e kishin bllokuar duke e kundërshtuar mbajtjen e seancës.

Fillimisht kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, nuk i ka përfillur kërkesat e opozitës për ndërprerje të seancës. Përderisa deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren e Kuvendit.

Këto kërkesa të partive opozitare kanë ardhur pas një përleshjeje që ka ndodhur në sallë të Kuvendit.

Konjufca, vazhdimisht ka kërkuar nga deputetë e opozitës që situatë të tejkalohet.