Opozita në Shqipëri të enjten sërish në protestë
Opozita në Shqipëri do zhvillojë sërish të enjten protestë.
Protesta do fillojë rreth orës 9:30 para Parlamentit paralelelisht me seancën plenare.
PD dhe LSI hodhën të hënën hapin e parë për bojkotin e zgjedhjeve vendore. KQZ kërkoi dje (18 mars) nga forcat politike të dorëzonin emrat e komisionerëve pasi ishte afati i fundit, por thirrjes iu përgjigj vetëm Partia Socialiste.
Pas kësaj komisioni do të zëvendësojë listën e opozitës me përfaqësues të shoqërisë civile, përcjell oranews.
Opozita zhvilloi protestën e fundit më 16 mars, e cila nisi fillimishit para kryeministrisë për të vijuar më pas para Parlamentit ku pati dhe përplasje me policinë.