Opozita nuk e mbështet Donika Gërvallën/ Dështon tentativa e dytë për zgjedhjen e kryetares së Kuvendit

Pas dështimit të Albulena Haxhiut për t’u zgjedhur kryetare e Kuvendit të Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar si kandidate Donika Gërvallën, megjithatë as ajo nuk arriti të sigurojë numrat e nevojshëm, transmeton portali IndeksOnline.
Kandidatura e Gërvallës është propozuar nga deputeti Glauk Konjufca, por ajo ka marrë vetëm 57 vota për, 56 kundër dhe 3 abstenime, duke dështuar njësoj si Albulena Haxhiu.
Rezultatet e votimit e tregojnë qartë se opozita nuk është e gatshme të mbështesë kandidatët e Vetëvendosjes që më herët kanë pasur poste udhëheqëse në qeveri. Ndërkohë, abstenimi ka ardhur nga tre deputetë të Nismës.
Procesi për zgjedhjen e kryetares së Kuvendit pritet të vazhdojë me kandidat/e tjetër, derisa të sigurohen të paktën 61 vota./IndeksOnline/