75 Mall Live Search
14:31 / E Martë, 07 Dhjetor 2021 / LB

Opozita shënon fitoren e parë në Klinë, Hoti i LDK-së tregon se a kanë ofertë nga AAK për bashkëqeverisje

Sot është mbajte seanca inauguruese për kuvendin komunal të Klinës.

Në këtë seancë, përveç betimit të kryetarit, është zgjedhur edhe kryesuesi i Kuvendit komunal nga radhët e LDK-së, Fadil Gashi.

Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Klinë, Besim Hoti ka thënë se LDK me përkrahje të asamblistëve të PDK-së dhe asamblistëve tjerë kanë propozuar kandidatin për kryesues, i cili edhe është zgjedhur.

Ai ka bërë me dije se AAK ka kërkuar mbështetjen e LDK-së për kryesues, por që është refuzuar nga LDK.

“AAK ka dërguar ofertë për kryesues më mbështetë, por ne ju kemi thënë se do ta kemi një kandidat për kryesues që do të propozohet nga LDK më mbështetje edhe të subjekteve tjera”, ka thënë Hoti për Indeksonline.

Ai ka thënë se deri tash nuk kanë pasur ofertë nga AAK për bashkëqeverisje në Klinë.

Zenun Elezi sot edhe zyrtarisht ka nisur punën në mandatin e tij të dytë si kryetar i kësaj komune. /Indeksonline/