75 Mall Live Search
10:32 / E Enjte, 20 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Opozita sulmon Edi Ramën, reagon shpejt sigurimi

Në Parlamentin e Shqipërisë është duke u zhvilluar seanca e radhës.

Në momentin kur kryeministri shqiptar, Edi Rama nisi të flasë në foltoren e Kuvendit, deputetë të opozitës tentuan ta sulmojnë atë.

Në këtë moment ishin pikërisht pjesëtarët e sigurimit të Ramës të cilët u treguan të shpejtë duke reaguar menjëherë ë mbrojtje të tij, shkruan Indeksonline.

Ndryshe opozita sot janë kthyer në Kuvend pas disa muajsh, ndërsa jashtë objektit të Kuvendit janë mbledhur grupet e para të studentëve për të nisur ditën e 16-të të protestës.

Opozita shqiptare ishte në prag të djegies së mandateve pasi për rreth 6 muajsh nuk u paraqitën në sallën e Parlamentit.

Ndryshe momenti i sulmit ishte LIVE në profilin e Edi Ramës, video kjo e cila u fshi më vonë./Indeksonline/