Opozita synon t’i koordinoj veprimet për të kundërshtuar vendimin për shkarkimin e Dakes

Shkarkimi i kryetares së deritashme të KQZ-së, Valdete Daka nga ana e presidentes së vendit, Vjosa Osmani ka nxitur reagime të shumta.
Partitë opozitare, por edhe vet Daka kanë paralajmëruar se do të ndermarrin veprime për të kundërshtuar këtë vendin.
Madje shefat e Grupeve Parlamentare të PDK-së, LDK dhe AAK-së kanë pasur komunikim pikërisht për këtë çështje,
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka konfirmuar se ka pasur komunikim mes shefave të Grupeve Parlamentare për këtë çështje, por se nuk e din se kur do të mbahet takimi mes tyre.
“Është një komunikim mes shefave të Grupeve Parlamentare opozitare. Edhe e kemi diskutuar këtë çështje me i shfrytëzu të gjitha masat ligjore, por takim nuk kemi pasur. Nuk e di se kur mbahet takimi”, ka thënë Tahiri për “Indeksonline”.
“Indeksonline”, ka kontaktuar edhe me Shefin e Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, i cili ka thënë se do të pritet se çfarë veprime do të merr vet Valdete Daka, sepse, ajo paralajmëruar se do t’i ndermarr të gjitha veprimet ligjore për të kundërshtuar vendimin e presidentes.
Në anën tjetër, Abelard Tahiri nuk ka pranuar të flas për këtë çështje.
Ndërsa, Valdete Daka kishte thënë se do t’i drejtohet Gjykatës kompetente për këtë çështje. /Indeksonline/