15:27 / E Hënë, 18 Janar 2021 / OSH

Opozitari rus shërohet nga helmimi, sapo kthehet në Rusi arrestohet!

Alexei Navalny është shëruar nga helmimi që dyshohet se i është bërë nga pushteti rus pak muaj më parë. Opozitari rus mezi ka arritur të shpëtonte duke u shpëtuar nga një spital në Gjermani.

Por, me t’u kthyer në Rusi, ai është arrestuar përsëri.

Një gjykatë ruse dënoi kundërshtarin e Kremlinit Alexei Navalny me 30 ditë burgim. Sipas gjykatës, 44-vjeçari kishte shkelur kërkesat e raportimit pas një gjykimi të mëparshëm penal.

Kreu i opozitës kritikoi procesin si një inskenim politik me synimin për ta heshtur atë./Indeksonline/