75 Mall Live Search
18:53 / E Mërkurë, 02 Tetor 2024 / S Z

OPSH distancohet nga drafti aktual i Ligjit për Shëndetësi, thotë se është në kundërshtim me parimet kushtetuese

Odat e Profesionsitëve Shëndetësorë (OPSH), gjatë takimit të mbajtur sot, kanë analizuar në parim draftin e ligjit për shëndetësi të dërguar dje nga Ministria e Shëndetësisë.

Në reagimin e OPSH-së thuhet se vetë draft ligji është në kundërshtim edhe me programin e Qeverisë akutale, në të cilën parashihet rritja e nivelit të bashkëveprimit mes Qeverisë me Odat e Profesionsitëve Shëndetësor.

“Përmbajtja e këtij këtij draft ligji është në kundërshtim me parimet kushtetuese, ligjin për Odat e Profesionsitëve Shëndetësor, ligjin për zyrtarë publik, ligjin e punës, ligjin për produkte dhe paisje medicinale, ligjin për prokurimin publik”, thuhet në reagimin e OPSH-së.

Reagimi i plotë:

OPSH njëzëri kanë konstatuar se që nga takimi i grupit punues për plotësim/ndryshimin e Ligjit për shëndetësi 04/L-125 në Prizren, Qershor 2022, ne si anëtarë të këtijj grupi punues, asnjëherë nuk jemi ftuar dhe as konsultuar fare për këtë draft të projektligjit, duke shmangur kështu obligimin ligjor nga MSH, për përshirje të OPSH-ve në këtë proces.

Ky draft ligj, paraqet tendencë të hapur për centralizim të kompetencave aktuale të cilat tashmë paraqesin ndër sukseset dhe reformat më të mëdha në sistemin shëndetësor të pasluftës duke mundësuar vetëadministrim të profesionsitëve shëndetësor përmes Odave përkatëse sipas praktikave të shteteve të Bashkimit Evropian dhe jo vetëm.

Një tendencë e tillë centralizuese është në kundërshtim të plotë me të gjitha standardet evropiane, dhe si e tillë është e shprehur vetëm në shtetet si Bjellurusia, Hungaria, Turqia dhe Sllovakia.

Vetë draft ligji është në kundërshtim edhe me programin e Qeverisë akutale, në të cilën parashihet rritja e nivelit të bashkëveprimit mes Qeverisë me Odat e Profesionsitëve Shëndetësor.

Përmbajtja e këtij këtij draft ligji është në kundërshtim me parimet kushtetuese, ligjin për Odat e Profesionsitëve Shëndetësor, ligjin për zyrtarë publik, ligjin e punës, ligjin për produkte dhe paisje medicinale, ligjin për prokurimin publik.

OPSH kanë formuar grup punues për të analizuar përmbajtjen dhe për të dalur me rekomandime dhe komente konkrete për përmbajtjen e këtij draft ligji.