15:36 / E Martë, 03 Janar 2023 / shkelqim osmanaj

Opsioni falas që krijon hapësirë shtesë në iPhone

Përdoruesit e iPhones shumë lehtë mund të krijojnë hapësirë telefonit së tyre. Kjo mundësohet duke i fshirë në mënyrë automatike fotografitë e kopjuara, shkroi “Sun”.

“Apple Photos” mundëson fshirjen automatike të fotografive të ngjashme, me vetëm një opsion.

Kjo është opsionale dhe mund edhe të mos bëhet. Përdoruesi duhet të hapë “Apple Photos”, të klikojë mbi “Albumet” dhe në fund të faqes gjendet opsioni “Duplifikimi”.

Kjo mundësi vlen për përdoruesit që kanë versionin iOS 16.