Opta parashikon kampionin e Premier League për sezonin 2025/26, ka disa surpriza në tabelë
Analiza më e fundit e Opta-s, e publikuar nga Sky Sports, ka parashikuar renditjen përfundimtare të sezonit 2025/26 në Premier League.
Sipas tyre, Arsenali do të shpallet kampion i Anglisë me 80 pikë, duke lënë pas Manchester Cityn dhe Liverpoolin, që përfundojnë me nga 69 pikë secili, shkruan IndeksOnline.
Në katërshen e parë futet edhe Chelsea, me 60 pikë, që siguron një vend në Ligën e Kampionëve, ndërsa me të njëjtin numër pikësh, Aston Villa renditet e pesta. Një surprizë e madhe është Bournemouth, që sipas parashikimit të Opta-s, do të mbyllë sezonin në vendin e gjashtë me 59 pikë, para Newcastle dhe Tottenham.
Në pjesën e poshtme të tabelës, Manchester United renditet në vendin e 10-të me 57 pikë, ndërsa Brighton e Brentford qëndrojnë në mes të renditjes.
Tre skuadrat të cilat largohen nga Premierliga sipas analizës nga Opta, janë Nottingham Forest, West Ham dhe Wolves.
Parashikimi i Opta-s bazohet në një analizë të thellë të të dhënave, performancave të lojtarëve dhe trendeve statistikore, por mbetet për t’u parë nëse realiteti i fushës do të ndjekë këtë skenar./IndeksOnline/


