Optimistët mund të rrezikohen më pak nga vdekja e hershme
Njerëzit të cilët janë optimiste kanë më pak rrezik të sëmundjeve kardiovaskulare dhe vdekjes së parakohshme, thuhet në një hulumtim.
Ekipi thotë se rezultatet janë interesante pasi që optimizmi është i ndikuar kryesisht nga faktorë jo-gjenetikë, transmeton Indeksonline.
Prof. Alan Rozanski nga Shkolla e Mjekësisë Icahn në Mount Sinai, autori i parë i hulumtimit, tha se rritja e optimizmit do të thoshte më shumë sesa thjesht t’u thuash njerëzve që të “mendojnë pozitivisht“.
Ekipi zbuloi se krahasuar me pjesëmarrësit më pak optimistë, më optimistët kishin një rrezik prej 35% më të ulët të sëmundjeve kardiovaskulare dhe një rrezik prej 14% më të ulët të vdekjes së hershme./Indeksonline/