Ora 3 e mëngjesit, Mayweather “detyron” Garcian të vrapojë në rrugët e Las Vegas-it

Boksieri i famshëm, Floyd Mayweather vazhdon të bëjë stërvitje dhe ta mbajë trupin e tij në formë, pavarësisht se është pensionuar nga ky sport.
46-vjeçari tani është trajner i Ryan Garcia, boksierit të ri amerikan, i cili po vazhdon të bëjë meçe fantastike, shkruan Indeksonline
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shihet se si ish-kampioni i botës “detyroi” Garcian të vrapojë në orën 3 të mëngjesit në rrugët e Las Vegas.
Garcia luftën e fundit arriti ta fitonte me nokaut ndaj Oscar Duarte Jurado, në dhjetor të vitit të kaluar. Kurse humbjen e parë në karrierë ia shkaktoi Gervonta Davis në prill të vitit 2023.
Kujtojmë që Garcia ka të zhvilluar 25 luftëra, ka 24 fitore (20 me nokaut) dhe një humbje (me nokaut)./Indeksonline/