Ora policore në Prizren, brenda ditës 10 veta të ndaluar

Policia në Prizren gjatë 24- orëve të fundit ka hasur në dhjetë persona të cilët nuk kanë zbatuar masat e vendosura nga Qeveria për kufizim të lëvizjes në kohë pandemie, raporton IndeksOnline.
Me vendim të prokurorit është iniciuar lënda “Mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë” ndaj të gjithë të të ndaluarve dhe që të gjithë janë liruar më pas me procedurë të rregullt.
Ora policore prej orës 21:00 deri në 05:00, përveç Prizrenit, ka edhe në Prishtinë, Ferizaj dhe Vushtrri./IndeksOnline/