Orari i javës së tretë në Superligë

Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar orarin për javën e tretë të Superligës së Kosovës.
Të gjitha ndeshjet, përveç një zhvillohen të dielen nga ora 16:30, shkruan Indeksonline
Të hënën zhvillohet takimi mes Llapit dhe Dritës, kjo për shkak të angazhimit të kësaj të fundit në garat e UEFA-s.
Takimet që zhvillohen të dielen janë: Gjilani-Prishtina, Malisheva-Dukagjini, Ferizaj-Ballkani dhe Drenica-Prishtina e Re./Indeksonline/
