07:58 / E Mërkurë, 26 Shtator 2018 / indeksADMonline

Orari i ndeshjeve për tri javët në vazhdim në Superligë

Skuadrat e Superligës i pret një orar i ngjeshur në vazhdim të kampionatit.

Në fakt, për shkak të ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës në muajin tetor kundër Maltës, më 11 tetor dhe Ishujve Faroe më 14 tetor, ndeshjet e tri javëve në vazhdim do të luhen në harkun e 10 ditëve.

Java e 7-të nis me dy ndeshje që do të luhen të premten, ku takohen Trepça’89-Ferizaj dhe Drenica-Ballkani, derisa java e 8-të do të luhet në mesjavë, për të vazhduar me javën e 9-të në fundjavën e parë t ë tetorit.

Superliga
Java e 7-të
E premte, 28.09.2018 – ora 15:30
Trepça’89 – Ferizaj
Drenica – Ballkani

E shtunë, 29.09.2018 – ora 15:30
Feronikeli – Liria
Llapi – KEK-u

E diel, 30.09.2018
Gjilani – Drita (ora 15:30)
Prishtina – Flamurtari (ora 18:45)

Java e 8-të
E martë, 2.10.2018 – ora 15:30
Ferizaj – Drenica

E mërkurë, 3.10.2018 – ora 15:30
Drita – Trepça’89
Liria – Prishtina
Llapi – Feronikeli
KEK-u – Ballkani

E enjte, 4.10.2018 – ora 15:30
Flamurtari – Gjilani

Java e 9-të
E shtunë, 6.10.2018 – ora 15:00
Ballkani – Ferizaj
Feronikeli – KEK-u
Drenica – Drita
Prishtina – Llapi (ora 18:45)

E diel, 7.10.2018 – ora 15:00
Gjilani – Liria
Trepça’89 – Flamurtari./IndeksOnline/