Orari i ndeshjeve të gjysmëfinaleve të Kupës së Italisë

Më 12 dhe 13 qershor, do të zhvillohen ndeshjet e Kupës së Italisë.
Fillimisht më 12 qershor, do të zhvillohet ndeshja midis Juventusit dhe Milanit, pastaj më 13 qershor Napoli, do të jetë kundër Interit, transmeton Indeksonline.
Televizioni shtetëror RAI, që ka të drejtën e transmetimit, ka zyrtarizuar orarin e dy ndeshjeve.
Juventusi – Milani dhe Napoli – Interi në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë, do të luhet në orën 20:00./Indeksonline/