Orari i ri për ndeshjet e Superligës, Ballkani – Gjilani nuk zhvillohet as në mesjavë

Me vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e masave të reja me qëllim parandalimin e përhapjes së Covid-19, këtë fundjavë preku edhe futbollin, përkatësisht Superligën.
Kështu, FFK para pak çastesh publikoi vendimin se ndeshjet ne Superligë do të shtyhen për mesjavë, por dueli ndërmjet Ballkanit dhe Gjilanit do të zhvillohet me një orar tjetër, për arsyeje se disa futbollistë janë të angazhuar te Kosova U21, shkruan IndeskOnline
Më poshtë e gjeni orarin e plotë të këtyre ndeshjeve, që IndeksOnline në bashkëpunim me “Art Motion ” do t’ju sjellin te ju videot e golave nga ky takim.
Shtyhen ndeshjet e Superligës, ky është orari i ri:
Të martën:
Drita – Prishtina, ora 13:30
Art Sport 1.
Llapi – Trepça ’89, ora 13:30
Art Sport 2.
Drenica – Feronikeli, ora 13:30
Art Sport 3.
Të mërkurën:
Arbëria – Besa, ora 13:30 Art Sport 1.
Ballkani – Gjilani nuk zhvillohet sepse disa futbollistë të këtyre ekipeve janë të angazhuar te Kosova U21.