Orav diskuton me krerë të misioneve të BE-së për vendimin që mori dje Gjykata Supreme

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka reaguar pas vendimit të djeshëm të Gjykatës Supreme, që e sheh si të kundërligjshme nxjerrjen e akteve nënligjore apo udhëzimet administrative, nga ministrat e qeverisë në detyrë që po ashtu janë deputetë.
Përmes një postimi në X, ai tha se krerë të misioneve të BE-së kanë diskutuar për situatën e krijuar pas këtij vendimi, shkruan IndeksOnline.
Me theks të veçantë, Orav ka kritikuar qasjen e qeverisë dhe ministrit në detyrë, Hekuran Murati, ndaj Gjykatës Supreme dhe gjyqtarëve të saj.
“Sulmet kundër gjyqtarëve individualë dhe ndërhyrja politike në gjyqësor janë të papranueshme”, shkroi Orav.
Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës e kundërshtoi dje ashpër këtë vendim, duke e konsideruar si “arbitrar” dhe “të njëanshëm”./IndeksOnline/