75 Mall Live Search
12:27 / E Enjte, 13 Mars 2025 / MSH

Orav flet për Kosovën, në takimin e përbashkët me Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, mori pjesë në takimin e përbashkët me Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal.

Përmes profilit të tij në “X”, Orav njoftoi se rëndësia e bashkëpunimit rajonal ishte thelbësor në këtë takim, shkruan IndeksOnline.

Orav u shpreh se përgjatë bashkëbisedimit u bisedua edhe rreth planit të rritjes, që RCC-ja ofron për partnerët e Ballkanit Perëndimor, përfshirë dhe Kosovën.