75 Mall Live Search
08:29 / E Mërkurë, 12 Mars 2025 / MSH

Orav i flet Ruttes për dialogun Kosovë-Serbi

Në vazhdën e takimeve të nivelit të lartë, që Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, realizoi dje në Kosovë, ishte edhe ai me ambasadorin e BE-së, Aivo Orav.

Orav u takua me Rutten dhe Zëvendës-sekretaren e NATO-s, Radmila Shekerinska, me të cilët riafirmoi mbështetjen që Bashkimi Evropian ka për misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR.

Orav thotë se përballë sfidave gjeopolitike, qëndrimi në rrugën drejt BE-së është vendimtar, shkruan IndeksOnline.

“Dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja mbetet e vetmja rrugë drejt stabilitetit të qëndrueshëm”, deklaroi ambasadori evropian./IndeksOnline/