Orav: Mundësia për zgjerimin është këtu!

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, mori pjesë në diskutimin e organizuar nga Lëvizja “FOL” dhe Shkolla Politike.
Orav dhe të pranishmit shkëmbyen ide dhe këndvështrime lidhur me çështje relevante për rrugëtimin e Kosovës në BE, shkruan IndeksOnline.
Pas takimit, Orav u shpreh se dritarja e mundësisë për zgjerimin – ekziston.
“U bashkova me një diskutim të hapur mbi rrugën e Kosovës drejt BE-së. Dritarja e mundësisë për zgjerimin është këtu. Nevojitet unitet politik që Kosova ta shfrytëzojë atë dhe të krijojë një shoqëri shumetnike të begatë në BE”, shkroi Orav.