75 Mall Live Search
16:50 / E Mërkurë, 12 Mars 2025 / Z S

Orav pas takimit me Kurtin: BE-ja e përkushtuar për mbështje në rrugën për përparim dhe stabilitet

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, ka zhvilluar një takim me kryeministrin Albin Kurti.

Ai përmes një shkrimi në X, pas takimit me Kurtin, tha se kanë folur për zhvillimet e fundit politike.

Orav gjithashtu tha se Bashkimi Evropian mbetet i përkushtuar, siç tha ai në hapjen e rrugës për përparim dhe stabilitet.

“Diskutuam zhvillimet e fundit politike dhe bashkëpunimin tonë në agjendën e BE-së në Kosovë. BE-ja mbetet e përkushtuar për të mbështetur në hapjen e rrugës për përparim dhe stabilitet”, ka shkruar Orav.