75 Mall Live Search
13:29 / E Mërkurë, 14 Maj 2025 / MSH

Orav pret që ngërçi politik të zgjidhet sa më shpejt

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në një takim ambasadorin e BE-së në Kosovë, Aivo Orav.

Osmani dhe Orav diskutuan për situatën aktuale politike në vend, me theks të veçantë rreth ngërçit të krijuar për konstituimin e kuvendit, shkruan IndeksOnline.

Pas takimit, ambasadori Orav deklaroi se shpreson që të arrihet një marrëveshje sa më e shpejt dhe në interes të Kosovës.

“Mirënjohës ndaj presidentes Vjosa Osmani që ndau me mua iniciativën e saj për të bashkuar partitë politike për të gjetur një zgjidhje për situatën aktuale.

BE-ja i mirëpret këto bisedime dhe shpreson për një marrëveshje të shpejtë, në interesin më të mirë të Kosovës dhe integrimit të saj në BE”, u shpreh Orav.