Orav takohet me ish-presidentin Sejdiu, flasin për rrugën e Kosovës në BE
Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, është takuar me ish-presidentin e Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu.
Duke postuar fotografi nga takimi, Orav u shpreh se bashkë me Sejdiun biseduan mbi progresin që Kosova ka bërë në rrugën e integrimit në BE, shkruan IndeksOnline.
“Reflektuam mbi progresin që Kosova ka bërë në rrugën e saj të integrimit gjatë dy dekadave të fundit, si dhe reformat kryesore që ende presin.
Është inkurajuese të shohësh një angazhim të fortë për të ardhmen evropiane të Kosovës nga udhëheqësit e kaluar dhe të tashëm”, shkroi Orav.

