Orav viziton qendrat e votimit në Prishtinë dhe Mitrovicë të Veriut

Ambasadori i BE-së, në Kosovë, Aivo Orav, iu bashkua grupit të vëzhgimit diplomatik për zgjedhjet lokale të sotme.
Orav vlerësoi kolegët e tij nga BE-ja, përfaqësuesit e Shteteve Anëtare dhe vendeve partnere të vendosura në të gjithë Kosovën, shkruan IndeksOnline.
“Vizitat në qendrat e votimit në Prishtinë dhe Mitrovicë të Veriut ofruan një pasqyrë të vlefshme të procesit”, tha ai.
38 komunat e Republikës së Kosovës sot po i nënshtrohen procesit zgjedhor që do të përcaktojë qeverisjet lokale për 4 vitet e ardhshme.
Të drejt vote në këto zgjedhje kanë mbi 2 milionë banorë./IndeksOnline/
EU Amb. Orav joined the #DiplomaticWatch for tdy’s #LocalElections alongside @EUKosovo colleagues and reps of🇪🇺Member States & partner countries deployed across🇽🇰#Kosovo.
— European Union in Kosovo (@EUKosovo) October 12, 2025
“Visits to polling centres in Pristina & Mitrovica North offered valuable insight into the process,” he said. pic.twitter.com/oaJvVPtAdT