75 Mall Live Search
12:10 / E Mërkurë, 19 Shkurt 2025 / MSH

Orav viziton shkollën që po ndërtohet në Prizren, ka një thirrje urgjente për komunën

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, qëndroi sot në Prizren, ku vizitoi shkollën që po ndërtohet me financim të BE-së.

Sipas Oravit, shkolla do të mirëpresë 900 nxënës të kësaj komune, por që janë disa gjëra që duhet përfunduar deri në hapjen e saj, shkruan IndeksOnline.

Orav ka kërkuar nga autoritetet komunale që të bëjnë kyçjen e ujit, energjisë elektrike dhe kanalizimit, sa më shpejt në këtë shkollë.

“E nisa vizitën time në Prizren sot duke vizituar shkollën e financuar nga BE-ja, e cila do të mirëpresë 900 nxënës. Arsimi luan një rol jetik në formësimin e së ardhmes sonë. Për të siguruar hapjen në kohë, duhet të lidhen uji, energjia elektrike dhe kanalizimi. U bëj thirrje autoriteteve komunale që të veprojnë sa më shpejt”, shkroi Orav në X.